Nesër do të lexoni/ Rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist ishte momenti më kulmor

974
Albert Zholi
Rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist ishte momenti më kulmor historik i shekullit të kaluar për popullin shqiptar që shënoi rrëzimin e diktaturës komuniste dhe fitoren e demokracisë në vendin tonë. Një ndër protagonistët e kësaj demonstrate masive, ishte dhe inxhinieri elektronik, Saimir Maloku, ish-i dënuar politik. Demonstruesit e asaj dite që vranë frikën, realizuan tre momente kryesore që i dhanë një goditje të fuqishme diktaturës komuniste ishin:
1. Rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist që ishte momenti më kulmor.
2. Heqja e parullës: “LAVDI PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË” e cila ndodhej mbi Pallatin e Kulturës.
3. Djegia e veprave të diktatorit komunist tek “Librari Flora”.
4. U shmang gjakderdhja e mundshme ndaj popullit tek ish-Blloku Qeveritar
Z. Saimir mund të në thoni se cila ishte e vërteta e pamohueshme dhe e lavdishme e ngjarjeve të asaj dite?
Po e riprodhoj në mënyrë kronologjike atë ditë…
E Hënë 20 shkurt 1991, ora 10:00 Qyteti Studenti.
Rreth orës 10:00 në Qytetin Studenti ndodheshin rreth 100 mijë protestues. Ata të gjithë së bashku brohorisnin për fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj regjimit komunist me promovimin e parullave si: “ O Ramiz, o zagar, do të varim në litar!; Poshtë Diktatura!; Liri Demokraci! etj.” Në mbarim të fjalimeve të disa oratorëve demonstrues, aktorja e talentuar Znj. Rajmonda Bulku duke e mbyllur mitingun solidarizues u bëri thirrje protestuesve…



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal