Nesër do të lexoni/ Luftimet në territoret e ish-Jugosllavisë, varfëria ekstreme dhe koha e acartë

181
Safet N. Ramolli
Naxhi Zhupa, pas pak ditësh hyn në vitin e 89-të të jetës. Partizan në Ushtrinë Nacional-Ҫlirimtare nga fillimviti 1944, pjesëtar i Brigadës së 8-të Sulmuese, një ndër formacionet partizane më të konsoliduara dhe më rezultative
Lexuesi është i interesuar të dijë më shumë për kushtet e motit dhe të terrenit, por edhe për mbështetjen që gjetët tek njerëzit e thjeshtë.
Kemi vepruar në kushte tejet të vështira. Ato kohë të sjella tani para lexuesit mund të duken të pabesueshme. Nuk e tepronin disa shokë kur shpreheshin: “Këtu nuk e marrim vesh se kur lind dhe kur perëndon dielli, jo vetëm në ditë me rreshje dhe mjegull, por edhe në kohë me diell”. Në këto kushte të gjithë ne kishim nevojë për ndihmën e “të zotit të shtëpisë”, pra të komandave partizane jugosllave etj. Por atë ne nuk e pamë dhe as e gjetëm, sikurse e kishte nevojë lufta e përbashkët. Me të drejtë na lindi pyetja e ligjshme por edhe torturuese: “Përse kështu?!” Por edhe menjëherë na vinte përgjegja, por krejt e qartë, por edhe kjo munduese: “Ata janë duke luftuar dhe duke u marrë me veprime “të mëdha” andej nga Bosnja Jugore e gjetkë”. Por edhe kur u takuam dhe që na lidhnin veprimet luftarake, binte në sy dukshëm ftohtësia prej akulli e tyre. Në veçanti në disa zona të Bosnjës Jugore ku edhe kaluam, ky qëndrim ishte krejt i lexueshëm. Në zonat e Malit të Zi, ku edhe popullsia ishte më e varfër, qëndrimi ishte më dashamirës, kurse në Bosnjë nuk ndodhte kështu. Sa më shumë largoheshim nga kufiri shtetëror, aq më tepër na shtoheshin vështirësitë për ushqim, municion dhe ndihmë mjekësore. E kishim të qartë se burimi për armatim ishte armiku, prandaj kështu edhe vepruam në Mal të Zi dhe në Bosnjën Jugore. Por edhe kjo nuk mund ta zgjidhte problemin, sepse kapnim vetëm armatim gjerman, kurse partizanët kishin armatim të prodhimit nga më të ndryshmët: italian, grek, anglez, francez etj. Por, siç e theksuam më lart, uria zinte kudo vendin e parë ndër rreziqet. Aqë e theksuar ishte kjo, sa që prej 28 dhjetorit 1944 deri më 2 shkurt 1945 në veri të Plevles nuk “u takuam” asnjëherë me asnjë lloj buke, përveç tre rasteve që intedenti na ndau bukë tërshëre. Kishim dëgjuar se mund të rrohet edhe me bar, dhe këtë provë e kaluam në Mal të Zi dhe në Bosnjën Jugore në fshatrat Mataruge dhe Brulje. Intedenti ynë këtë e kuptonte mirë, por nuk kishte nga t’ia mbante dhe ku të mbështetej, përveçse t’i drejtohej popullsisë së rrallë vendase për ndonjë kokërr patate apo një gjysmë kalliri misër të zjerë në ditë, që do të ishte ushqimi ynë më i shijshëm. 
Në luftë ka ngjarje që lënë gjurmë të pashlyeshme, ju lutem na sillni në vëmendje 2-3 të tilla.
Në çdo ditë luftimi ka ngjarje që mbahen mend përjetësisht. Ato kryesisht janë trishtuese dhe rrallë edhe të gëzueshme. Ja dy-tri nga ato. Pasi kemi kaluar luginën e thellë që nis diku në afërsi të maleve të Verushës, më 6 janar 1945…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf