Nesër do të lexoni/ ÇAMËRIA, ja çfarë thotë Fjalori Enciklopedik Shqiptar

289
Çamëria është një krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve; shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga veriu ka kufi lumin Pavël, kurse në jug gjirin e Prevezës. Rripi i saj verior me qendër Konispolin, bën pjesë në Republikën e Shqipërisë, pjesa tjetër, me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, i përket shtetit grek. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi, dhe Parga, që gjenden jashtë kufijve shtetërorë; shtatë fshatra gjenden brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, me qendër qytetin e Konispolit. Emri çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Kalamas) që e përshkon. Në kohën antike Çamëria ishte banuar prej fisit ilir të Thesprotëve; historia e saj bën pjesë në historinë e Epirit antik; më tej kaloi nën sundimin e Romës dhe të Perandorisë Bizantine. Në fillim të shekullit XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit, kurse në gjysmën e dytë të shekullit XIV bënte pjesë në Despotatin shqiptar të Artës. Në shekullin XV u bë shesh i luftës kundër vërshimit osman, nën udhëheqjen e feudalëve të familjes Zenevisi; njëri prej këtyre, Simon Zenevisi ishte bashkëluftëtar i Skënderbeut. Nën sundimin osman, Çamëria ….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…