Nesër do të lexoni/ 17 dhjetori i vitit 1920 – ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë

848
Vilson HAXHIRAJ
Lidhja e Kombeve u krijua më 10 janar 1920, me vendim të Konferencës së Paqes në Paris. Misioni i saj do të ishte ruajtja e paqes në botë, përmes parandalimit të konflikteve mes shteteve, çarmatimit, sigurimit kolektiv, negociatave mes palëve në konflikt dhe arbitrazhit ndërkombëtar.
Pranimi i Shqipërisë në këtë institucion ishte produkt i dy faktorëve madhorë. Së pari, i përpjekjeve shumë të forta të shqiptarëve. Në planin e brendshëm, për të ngritur institucionet e shtetit të tyre të rrënuara nga lufta dhe pushtimi i huaj dhe në atë ndërkombëtar, për të arritur rinjohjen e kufijve dhe statusin e Shqipërisë si vend i pavarur. Dështimi i përpjekjeve një vjeçare të qeverisë së Durrësit në Konferencën e Paqes në Paris dhe zbulimi i marrëveshjes së fshehtë Titoni-Venizellos,ku qeveria italiane dhe greke, zotoheshin të mbështetnin njëra tjetrën në pretendimet e tyre për trojet shqiptare, bëri të qartë para elitave të vendit,se copëtimi i Shqipërisë mund të ndalej vetëm prej shqiptarëve, me qëndrim të vendosur, deri në ballafaqim ushtarak. Kjo ide u jetësua me dy zhvillime madhore,politike dhe ushtarake,përkatësisht me Kongresin e Lushnjes dhe Luftën e Vlorës. Strukturat shtetërore të dala nga Kongresi i Lushnjes,bazoheshin në konceptin e përparuar, të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe ishin të ligjëruara juridikisht përmes një Akti Kushtetues. Në pak muaj qeveria e Kongresit, vendosi me forcë rendin publik,futi nën kontroll pjesën më të madhe të vendit dhe bëri përpjekje serioze për ngritjen e administratës shtetërore. Çdo sukses u arrit kundër vullnetit, presionit….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal