Sigal

Jeta e diplomatit shqiptar në Moskë dhe Pekin

 Vangjel KASAPI

Leonard VEIZI

Kjo “speciale-dossier”, i cili do të vazhdojë për disa numra rresht, i dedikohet një prej emrave më të njohur të diplomacisë shqiptare, Mihal Priftit. Një dipllomat i shumë vlerësuar, me reputacion në dipllomacinë e huaj dhe historilënës në politikën e jashtme të RPSH”, sicc thotë në vlerësimin e tij dhe Dr.Shk.Sokrat Plaka. Ose përndryshe: “Pasardhësit e dipllomacisë shqiptare të lexojnë, të mësojnëe të imitojnë Kryedipllomatin Prifti, i barazvlefshë me politikanë, shkencëtarë, specialista e shkrimtarë të Mëdhenj!” sicc e ka vlerësuar Thanas Nano. Pjesë të këtij dossieri, janë shkëputur nga monografia “Mihal Prifti, diplomat i shquar i Shqipërisë, shkruar nga Dr.Sh. Vangjel Kasapi. Në këtë edicion do të flitet për punën e diplomatit shqiptar, mardhëniet me Enver Hoxhën, Hysni Kapon, Mehmet Shehun e ministrat e jashtëm.

Në Gjatin malor, në familjen e varfër të fshatarit Athanas Prifti, në një mëngjes të vjeshtës I (16.9.1918), shpërtheu një gëzim i jashtëzakonshëm sepse lindja e parë me djalë sipas traditës shqiptare, quhej mbarësi. Prifti e pagëzoi foshnjen me emrin që solli Kumbari “MIHAL”.

Fillimet

Shkollën fillore, ku dëgjoi tingujt e parë të gjuhës shqipe, e filloi në Erind (1925-1926) dhe e mbaroi në (1931). Për fëmijërinë dhe adoleshencën e tij flet autobiografia (i vetmi dokument i zgjeruar rreth jetës së Priftajve për periudhën 1920-40 dhe të tijat deri 1951): “Me largimin e babait, mua, që kam qenë në moshën 10-vjeçare, meqënëse dhe e ëma kishte qenë e sëmurë fizikisht, më mbetet kujdesi për familjen. E mbaj mënd porsi tani kur thirresha nga Kryeplaku në mbledhjet e burrave të fshatit kur vinte taksidari apo kur do të ndanim ujin apo barin e malit etj. Vitet 1928-30, më kujtohen shumë mirë, kanë qenë më të vështira për familjen e për mua, sepse t’ardhurat kryesore të familjes, siç ishte rroga e mësuesit, me largimin e babait na u pre, tokën për mungesë krahu pune nuk mundeshim ta punonim dhe t’ardhurat nga babai në këtë periudhë ishin shumë të pakta. Un, paralelisht me ndjekjen e shkollës, ndihmoja në punimin e arave e në të tjera punë. Shumë ngushtë edhe për bukën e gojës un ikja nga fshati, shkoja n’atë të mëmës, tek Josha (mëma e mëmës) për të ngrënë e për të gjetur ndopak miell apo kallamoq, të cilin e blonja në mulli e ja shpija familjes. Në këtë kohë jetonim me shpresën e kurbetit. Megjithëse i vogël, 10-12 vjeç, kam qënë shumë puntor dhe i pa kursyer për të gjitha punërat e shtëpisë”.

Shkollimi

Nën këto vështrime të padobishme për një adoleshentë, Mihali tërhiqet nga i ati në Athinë dhe, në krye të javës, futet në shkollë. Nxënësi shqiptar ndeshi me vështirësi të mëdha nga mos njohja fare e gjuhës dhe nga talljet që i bënin nxënësit grekë. I fyer e i mërzitur, Mihali qante dhe s’donte shkollë pa mësuar më përpara greqishten. Babai e kuptoi, e këshillonte me urtësi edhe e qortonte që të vazhdonte shkollën, duke mësuar njëherësh edhe gjuhën. Brenda viteve 1930-31 mbaroi klasën I-VI dhe u familjarizua me mjedisin e huaj. Diçka po ecte, por ende ndihej inferior karshi shokëve. Fjalët që do të thoshte i zgjidhte që të mos gabonte në komunikime. “Sepse, – shton Mihali,- Të tjerët do të qeshnin e kjo mua më kushtonte shumë. Këtë periudhë e kam shumë të gjallë në kujtesën time dhe kjo ka bërë një efekt psikologjik mbi karakterin tim”. Për t’i dhënë shkollë të mesme, Athanasi u ndihmua nga miqësia me Drejtorin e një shkolle private. Gjuha u mësua e nxënësi shqiptar doli i dalluar, i dyti i klasës. Kështu që përpara Komisionit Qeveritar, Mihali fitoi të drejtën për në Gjimnazin Shtetëror. Ai s’mbeti në asnjë lëndë dhe s’humbi asnjë klasë (1932-37). Përkundrazi klasifikohet nga nxënësit e parë sepse, siç pohon vetë, kishte vullnet të madh. Veçse më tepër i pëlqenin matematika, gjeometria, fizika, vizatimi e historia.

Pjesëmarrja

Si pasojë e krizës ekonomike që pllakosi edhe Greqinë shpenzimet për shkollim u rritën. Që të mos ndërpriste studimet, krahas ditëpushimeve të vitit, studenti muajt e Verës merrej me punëra nëpër restorante si pjata-larës, ndihmës garson, pastrues e shpërndarës barnash në një farmaci, në një bulmetore, punëtor në një sipërmarrës instalimesh elektrike në ndërtimet luksoze dhe, në fund të qëndrimit në Athinë, akullshitës nëpër shtëpitë e klientëve, që e përdornin në frigoriferët. Ja, kështu nxënësi e punëtori emigrant shqiptar nxirrte shpenzimet për shkollim dhe pak për familjen në vështirësi financiare. Po, ndërkohë, mundi të thithë edhe shprehi për t’iu përshtatur jetës së përditshme. Sipas prognozës, që Mihali përshkruan për situatën social-politike të Athinës, ai i ri shfaqet me një vizion e pjekuri të parakohshme kur thotë. “Paralelisht me krizën dhe gjëndjen e brendëshme të Greqisë, që çoi n’ardhjen e regjimit fashist të Metaxait në fuqi, një lëvizje e madhe e klasës puntore greke përfshiu (1934-36) gjithë vendin. Aty edhe shkollat e mesme. Më 1935, pas një demonstrate që bëri shkolla jonë, në shënjë solidariteti me shkollat e tjera dhe me puntorët, un bashkë me një grup shokësh (12 veta), u përjashtova nga shkolla për 15 ditë. M’u thye edhe sjellja e atij viti. E vërteta është se deri n’ardhjen e Metaxait (gusht 1936), unë nuk kam patur ndonjë preokupim për politikën, asnjë ide për komunizmin, as për partinë komuniste greke e as për B.S. Në demonstratën e shkollës, u hodha vendosmërisht sepse e ndjeva për detyrë që n’ato momente, kur vëlonin grevat e demonstratat, të caktonja qëndrimin t’im: “O pro, o kundër” demonstratës së shkollës. Kjo ishte pyetja e parë që më dilte përpara. Po më tepër nga entusiazmi dhe simpathija karshi shokëve që organizonin demonstratën, sesa nga pjekuaria ime që zgjodha rrugën e saj. Prej asaj dite e ndjenja vehten si t’angazhuar dhe gjithmonë e më tepër interesohesha më shumë për gjendjen”.

Njohjet          

Gjithë kjo panoramë na jep arsyetimin se i riu nga Gjati i Lunxhërisë e i Shqipërisë u injektua e u ndërgjegjësua me ide dhe pikpamje përparimtare, demokratike e revolucionare në mënyra të ndryshme dhe në rrjedhën e ngjarjeve të mëdha politike-historike. N’atë përfshirje s’kishte rastësira, por vetdije që kur Mihali u njohë në Kryeqytetin e Greqisë me disa bashkatdhetarë si Koço Dedi (student nga Erindi). Mihali e nuhati karakterin e tij negativ në lëvizjen rinore dhe shpejt e prerë u distancua. Maturin dhe veprimin e përkrahu edhe i Ati, të cilit i biri nuk ia fsheu, por u këshillua sikur ta kishte shok. Përkeqësimi i gjëndjes ekonomike dhe represioni politik i regjimit pro hitlerian, e benin paleverdi qëndrimin e mëtejshëm të Priftajve në Greqi. Megjithatë prindi i dëshiruar dhe djali i apasionuar për dije, fill pas gjimnazit u përpoqën për arsimim të lartë në inxhinieri. Me sakrifica financiare dhe duke punuar 1 vit, djaloshi u përgatitë me ç’mundi, por s’pati sukses për në Politeknikumin e Athinës dhe në fakultetin Fiziko-Matematikë të Universitetit. Përkundrejt acarimit të mëtejshëm të situatës së brendshme dhe pamundësisë aktuale të vazhdimit të Universitetit në Greqi, Mihali kthehet në Atdhe. Ai erdhi në Tiranë, pasi në Gjat nuk kishte mbetur njeri nga ai trung familjar, dhe u bashkua me të vëllan Jorgon.

NË ATDHE

Tiranë, shtator 1940. Mihal Prifti vinte për herë të parë në Kryeqytetin e Atdheut të tij. Duke e krahasuar me Athinën, arriti të bënte disa dallime midis dy metropoleve. Pavarësisht kontrasteve, tashme nuk ndihej i huaj, i drojtur, i pasigurt, i diskreminuar. Por i lirë, i qetë, i mbrojtur, i rrethuar nga njerëzit e Amës, më të çmuarën mbi gjithçka disponon shqiptari. Për të krijuar shoqëri, të parin djal të mirë takoi Foto Stamo, pasi njiheshin edhe si lunxhiot qysh në Athinë. 7 muaj trokiti për të marrë bursa nga Logotenenca derisa në mars 1941 i dhanë ndihmë 600 fr. U nisë në Romë, për në degën që s’arriti në Greqi. Iu vu vënçe italishtes dhe në maj-qershor mori 6 nga 7 lëndët e bienios. Në Kryeqytetin italian u lidh me disa studentë shqiptarë që aderonin në rrymën AF e revolucionare. Ndër ta me Mihal Durri. Ky e futi në lidhje me “shokë” si Taqi Skëndin, Fuat Babani, Vasil Nathanailin e Nexhip Vinçanin nga Korça etj. (gjatë LANÇ e Pasçlirimit këta u bënë partizanë, kuadro dhe drejtues të dëgjuar). Me këta etj. bashkëatdhetarë e të rinj italian bënin disa veprime AF, si grisja e fotografive të Benito Mussolinit etj. Taqi e pyeste për gjëndjen në Greqi e asgjë më tepër dhe Mihali kujtonte se ndodhej në “provë” për t’u ngarkuar me ndonjë punë. Në qershor 1941, pas sulmit fashist kundër BS, Fuati më thotë se është direktiva e Partisë të kthehemi në Shqipëri dhe, po atë ditë, bashkë me të dhe disa shokë të tjerë, kthehem në Tiranë”.

 

NË SHKOLLËN TREGËTARE

Ngrohtësinë e parë punëtori, studenti e veprimtari revolucionar M. Prifti e gjeti në takimin e studentëve në shtëpinë e dibranit Gani Strazimiri. Aty u pa me Iuf Keçin, Petrit Radovickën etj. udhëheqës t’ardhëshëm të formacioneve të UNÇSH. Lidhjet e herëpasherëshme i mbante me Nathanailin gjersa në Nëntor 1941 asistoj në mbledhje të organizuar tek shtëpia e Dhimitër Nanos. Aty u punua Rezolucioni i parë i Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH). Mihali de fakto llogaritej në ‘Grupin e të Rinjve”, por ai ende s’kishte dijeni për ekzistencën e grupeve komuniste në Shqipëri. Që nga ajo ditë e përkujtueshme, ai i ri, i mbrujtur me ideale të mëdha kombëtare, u rrok me vullnet në shpërthimet AF dhe komuniste me shpërndarjen, psh, të fletushkave dhe komunikatave, gjithnjë sipas mendimit se ekzistonte Partia. Ai mori pjesë në demonstratën e studentëve, n’atë kundër “kartolinave” fashiste, në përleshjen që u bë me karabinierinë etj. “Në mos gabohem, – kujton Mihali, -ka qenë ajo demonstratë dhe ai grusht, që mu dha nga një karabinier, që jam gjakosur. Shkova dhe jam pastruar në shtëpinë e Dh. Nanos, që e keshëm si bazë”. Ja dajla e parë në rrugë, në publik dhe në përleshje me forcat e rendit fashist. Mihali vinte me mendje të ngritur për t’u diplomuar “Inxhinier”. Ndaj, nga fillimi dhjetorit 1941, sëtoku me pak shokë, udhëtoi prapë në Romë, që te jepte provimet e prapambetura. Mirëpo… Partia lëshoi “direktivën që të ndaloheshin shkumjet në Itali” dhe Mihali rikthehet në Tiranë. Bashkë me baban punësohet në një lokal nate, që frekuentohej nga italianët. Isuf Keçi, interpret i PKSH, i rekomandon Mihalit të shkojë në Vlorë. Si student universitar ardhur nga Roma, kërkoi vend pune në Ministrinë e Arsimit dhe emërohet (mars, 1942) me kontratë “Profesor i Matematikës” në Shkollën Tregtare të Vlorës. Ai u pajis me parullën “Dajti” që të pranonte takim sapo ta njoftonin. Mihali nuk i përkiste ndonjë dere të madhe, por një familje fshatare dhe, mandej, puntore me cilësime pozitive. Që nga Gjati i panjohur ai piknisi rrugëtimin e stërgjatë të përshtatjes me vështirësitë e jetës, të arsimimit me çdo kusht e sakrificë, të përqafimit të atyre ngjarjeve dhe viteve, që paraprinin ardhmërinë e Atdheut të lirë, pa çiban të huaj dhe për një begati shoqërore. Fillimisht i paqartë, por shpejt u orientua në labirinthet e LIIB dhe të Luftës AF në Shqipëri. Asgjë nuk e joshi, nuk ushqeu iluzione dhe s’e frikësuan ligjet e pushtuesit fashist. Ai vendosi sipas moralit që iu rrënjos: “Eshtë guximtar ai që ka frikë atë që duhet ta ketë frikë, dhe nuk ka frikë atë që s’duhet ta ketë frikë”. Ai, tashmë, do të gjëndej atje kur gjithmonë në histori “Gjëmon Atdheu “Vlora, Vlora”!

LËVIZJA

Përkrah Parllakut e Ramohitos

Mihal Prifti, me kthimin në Atdhe nga Athina, qarkullonte nga Tirana në Lunxhëri, Gjirokastër dhe anasjelltas (1940-42). Sesi dhe pse faktikisht ai kishte tërhequr vëmendjen e shërbimit informativ fashist. Kështu kundrejt kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë (10.10.1942) rreth sjelljes së studentit M. Prifti, bir i Thanasit (banues në Tiranë, rruga “Bardhyl”,101), Kuestura e Gjirokastrës i përgjigjet telegrafisht: “Simbas hetimeve zhvilluara në ngarkim të qojturit Mihal Prifti i Thanasit e Athinas, vjeç 24, nga katundi Gjat, mban sjellje morale politike të mirë. Në ngarkim tija nuk figurojnë dënime penale. Kuestori Muka”. Kuestura Mbretnore e Tiranës njofton Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë se “I- përmenduni në objekt (M. Prifti, i Thanasit, lindur në Gjat të Gjirokastrës e banues në Tiranë, në rrugën “Bardhyl” Nr. 101), simbas shënimeve që kemi më 13/9/1940, ka ardhun me flet udhëtimi të detyrueshëm nga Gjirokastra, pasi sillej atje pa punë. Por gjatë kohës që është këtu, ka mbajtur sjellje të mira në përgjithësi”2. Gjithnjë nën vrojtimin, Prefektura Mbretnore e Tiranës, më 25/11/1942 i raporton Ministrisë së P. Mbrendëshme (Zyrës politike) se më 18.11.1942, ora 19.30, “Arma e Karabinjerisë ka proçedue në arestimin e ushtrusave Kosta Bonata e Mihal Prifti, të cilët në orën 17.30 kanë lejue që klienta të kafes tyne në rrugën e Shkodrës nr. 5, të ndigjojnë transmetime anmike në gjuhën italishte. Radio marka “Marelli” asht sekuestrue. Prefekti Kl. I Qazim Mulleti”. Me kaq mjafton për të konkluduar se shtetasi, militanti revolucionar e AF, intelektuali, M. Prifti përfshihej tashmë në listën e liderve të lëvizjes politike dhe çlirimtare në Shqipëri. Madje në një rreth, që sipas rëndësisë së ngjarjeve që zhvilloheshin, Vlora zinte rend prioritar pas Tiranës. Ai tashmë klasifikohej i dyshimtë dhe survijohej. Sekretari Politik, si anëtar të organit kolegjial të Qytetit, pati militantë atdhetarë të çasteve të para të Luftës: Dhimitër Mandro (për Agjitacion –Propagandën), Lejla Myftiu (për punën me Gruan), Amali Pjeron (për punën me të Rejat), Halim Ramohito (i ngarkuar me të Rinjtë) e Rahman Parllaku nga Luma trimëreshë e Veriut (përgjegjës Ushtarak). Mihali u mirëkuptua, u bashkërendua e bashkëdrejtoi. Ai dhe Rrahmani, më 1943, interpretuan përgjegjësi të veçantë në ngjarjet (aksionet) në qytetin bregdetar me rëndësi politiko-strategjike. “Në kujtesën time, që fillon me v.1942,-vijon H. Ramohito, -mbeti një shok trim, me kulturë, i penës e i pushkës, i qetë e i ndershëm, i pajisur me shpirt të pastër, larg gërr-vërreve. Mburrja dhe arroganca s’kishin vend në karakterin e tij. Ndaj ne vlonjatët bashkëluftëtarë e deshëm, e dëgjonim, e mbanim pranë si jabanxhi, i hapëm udhë përparimit të merituar të tij”.

JETËSHKRIMI

25.09.1918 – Lindur në katundin Gjat, krahinë e Lunxhërisë, Rrethit Gjirokastër

1941- Merr pjesë në lëvizjen revolucionare, komuniste dhe AF të Kryeqytetit

1944 – Çlirimi i Shqipërisë e gjen oficer madhor me gradën Nënkolonel

1947–‘49 – Emërohet i Dërguar i Jashtëzakonshëm e Ministër Fuqiplotë i RPSH në BRSS

1949 – I dërguar i Jashtëzakonshëm e Ministër Fuqiplotë i RPSH në Varshavë

1948 – Në Kongresin I të PKSH zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror të PPSH

1949 – Kryetar i delegacionit Qeveritar i RPSH në Sesionin IV të Asamblesë së OKB.

1949 – ‘53- Ndihmës i parë i Ministrit të Punëve të Jashtme të RPSH

1951 – Kryetar i Komisionit Qeveritar për vlerësimin e pasurive të Italianëve në Shqipëri

1950    Zgjidhet Deputet në Kuvendin Popullor të RPSH në Tërpanit të Beratit.

1952    Në Kongresin II të PPSH rizgjidhet Kandidat i KQ të PPSH

1952    Zgjidhet Kryetar i Kuvendit Popullor të RPSH për Legjislaturën II

1953   Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë pranë Sovjetit Suprem të BRSS

1955   Ministër Fuqiplotë i RPSH në RP të Mongolisë, me qëndrim në Moskë

1956    I dërguar i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i RPSH pranë Republikës Finlandeze.

1956    Në Kongresin II të PPSH rizgjidhet Kandidat i KQ

1958    Emërohet Drejtor i Drejtorisë së Jashtme të Komitetit Qendror të PPSH

1959    Emërohet i Dërguar i Jashtëzakonshëm e Ministër Fuqiplotë i RPSH në Kinë

1960    Emërohet Ambasdor i Jashtëzakonshëm në Vietnam, me qëndrim në Pekin

1961    Në Kongresin IV të PPSH rizgjidhet Kandidat i KQ të PPSH

1961    Nëpunës Ambasade në Ministrinë e Jashtme

1961    Emërohet Drejtor (Rektor) i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës.

1961    Zgjidhet anëtar i Plenumit e i Byros së PPSH për Rrethin e Shkodrës

1975    Në dispozicion të Komitetit të Partisë së Shkodrës dhe nxjerrja në Pension

16.03.1986 – Ndërron jetë në moshën 68 vjeçare!

(Vijon nesër)