Luan SHMILLI* / Barak Obama dhe Enver Hoxha “agjentë” kinezë!

799
Sigal

Hrushovi: Enver Hoxha agjent i Kinës. Djali i Romney kërcënon Obamën: “Është agjent i Kinës”

Bëri shumë jehonë akuza e Romney kundër Obamës në takimin e dytë luftarak të debatit për presidentin e ardhshëm të Amerikës. Ishte në të vërtetë një pikë shumë e fortë e të djathtit super kapitalist Romney,  e cila duhet thënë pritej ta fundoste në humbje Obamën. Kjo sepse Kina sipas “letrave” që ka në dorë stafi i Rimney e ka kaluar SHBA në tregje dhe valutë duke spekuluar me të. Kjo pikë e nxehtë epërsie kineze, natyrisht që nuk e nderon Obamën që ka presidencën këto vite. Sepse realiteti është ky në këto drejtime, si thotë Romney, madje më tej SHBA i ka Kinës komunisto-kapitaliste (një anëtar i saj shkrimtar me ndihmesë të dukshme në Partinë Komuniste sfidoi kudo me letërsinë e tij komuniste, duke fituar triumfalisht këtë tetor 2012 çmimin Nobel, aq të lakmuar nga komunistët lindorë evropianë, që ndryshuan bindjet duke mohuar vetveten) 370 miliardë dollarë borxhe, si është njoftuar edhe më parë. Dhe borxhet janë në fushën e tregjeve të çelikut dhe gomave, shkruante kohë më parë gazeta italiane me profil të djathtë “Corriere della Sera”. Pikërisht kur u mendua se Romney do shkarkonte përgjegjësinë totale mbi Obamën përse ka lejuar Kinën të kalojë në këto drejtime SHBA, mjeshtërisht Obama nga mbrojtja kaloi në sulm, duke sulmuar me fakte se ishte vet Romney që financonte ndërmarrjet kineze duke qenë aksioner i tyre. Madje jo vetëm kaq, por Obama kundërsulmoi ashpër duke thënë që Romney financon me aksionet e në prodhime tepër të specifikuara, madje tepër sekrete. Romney pati kurajën të deklarohet: “Kjo është e vërtetë…trusti ku unë kam investuar ka aktivitet në Kinë”. Nga i akuzuar rëndë,Obama kaloi në akuzator duke rritur më tej, si dhe dihet, pikë avantazhin e takimit të dytë fitues. Stafi i Romney, që sipas shtypit ishte i gatshëm ta quante Obamën pothuaj edhe “agjent” të kinezëve nuk arriti të shpërthejë nëpërmjet Romney, pasi kandidati republikan u stopua dhe iu kthye në bumerang sulmi i dështuar. Megjithatë, është djali i Mitt Romney, Tagg Romneu, i cili në një intervistë dhënë një radio amerikane në veri të Karolinës, sulmon ashpër Obamën, pasi nuk e ka pritur mirë kur babai i tij u cilësua nga Obama gënjeshtar. Tagg Romney, sipas italianes “La Repubblica”, nën titullin: “Rombey Jugnor- Një pëllëmbë Barrak-” tregon se: “Do ta kisha hedhur poshtë nga karrigia, duke u ngjitur në skenë me një frymë”, duke vërtitur me humor, në mbrojtje të babait, e “shpallur hapur “agjenturizmin” e Obamës me kinezët, “komenton radio Due. Më tej, djali i Romney, natyrisht dredhon, duke thënë se “nuk mund të behej…ka shumë siguri debati, ndërmjet publikut dhe kandidatëve. Jemi në fushatë duhet ta pranosh goditjen dhe replikuar në tjetër mënyrë”. Kjo akuzë, jo shumë bindëse,”spiun i kinezëve Obama”, të kujton Hrushovin, i cili iu kundërvu po kështu drejtuesit të Partisë së Punës të Shqipërisë, Enver Hoxhës. Ngjarja ka ndodhur pas atakimit të fortë, në mbrojtje të Stalinit dhe Kinës duke i bërë Hoxha, opozitën e parë të ashpër Hrushovit në mbledhjen e quajtur historike të 81 partive komuniste të botës. Ja se ç’shkruan Hrushovi në kujtimet e tij të publikuara në librin, Nikita S. Kruscev: “Hrushovi kujton” përgatitur nga Edward Krankscaw, botim në italisht Sugar. (fq.506-509)

“…Gjatë mbledhjes (së 81 partive komuniste të botës, shënim i përkthyesit,) veçanërisht i pacipë ishte qëndrimi i Enver Hoxhës, agjent i Mao Ce Dunit. Tregoi dhëmbët e tij të helmët, më të helmët se vet kinezët. Mbas fjalës së tij, Dolorez Ibaur, një revolucionar i vjetër i vendosur i kauzës komuniste, ngrihet i indinjuar duke thënë pak a shumë se, Enver Hoxha është një qen që ha duart e atij që e ushqen.

Deshëm të bënim gjithçka për të eliminuar ndarjen me shqiptarët, por përpjekjet tona shkuan kot. Kontrasti me shqiptarët u zhvillua gradualisht, dorë pas dore gjersa ata u bën njësh me kinezët. Kishim zëra për tradhtinë e tyre, kur një delegacion i tyre kaloi në Moskë, gjatë kthimit nga Kina. Një pjesëtare e delegacionit, një grua e ndershme, (Mesiguri Liri Belishova, sekretare e KQPPSH) vjen tek ne dhe na tregon çfarë kishte ndodhur. Besoj se është mbytur pak kohë më pas,e shkreta grua. Dhe nuk ishte gestapo që e mbyti, jo, shin “vëllezërit” e saj. Them kështu sepse ishte komuniste, po të tillë dhe vrasësit e saj. E mbytën sepse ajo, një komuniste, erdhi tek ne në Komitetin Qendror të partisë komuniste të BRSS, për të treguar takimet sekrete midis shqiptarëve dhe kinezëve. Sa shumë naivitet kemi! Në të njëjtën periudhë Mehmet Shehu vjen të kurohet në një spital në BRSS. Kur e informuam se ne ishim në dijeni të takimeve sekrete me kinezët, ai u hodh nga krevati menjëherë dhe u kthye drejtpërdrejtë në Shqipëri. Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku kishin ardhur në pushtet në Shqipëri përmes një revolte, që kishte përmbysur një sekretar të partisë komuniste, një shok të mirë, për të cilin Tito kishte folur përherë mirë dhe që jugosllavët e kishin mbështetur e që vinte nga krahu i punëtorisë dhe themelues i partisë komuniste shqiptare. Tito më ka thënë se agjentë të tij të vjetër e të rinj në PPSH, e kanë informuar se Mehmet Shehu personalisht eliminoi atë duke e mbytur. Këta të tre, Hoxha, Shehu, Balluku ishin të veçantë kur vendosnin njeri nën proces duke e gjykuar vet, pa shkruar asgjë, duke gjetur rastin më pas për ta eliminuar vet viktimën. E gjithë kjo ngjan me metodat e Stalinit dhe Berias.(…) Në partinë e tyre Hoxha, Shehu, Balluku, nuk kanë zbatuar principe (komuniste). Po kështu edhe Mao Ce Dun.

*Përgatiti dhe përktheu për “Telegraf” nga Italia