Kryeministri Mehmet Shehu urdhëroi të shpërblenin Mentor Xhemalin me një piano dhe 7500 lekë të asaj kohe

127

Mentor Xhemali në 90- vjetorin e  lindjes: Basi bullgar Nikolla Ceorov nuk dilte kurrë në saxho para komisionit, pa dalë Mentori

 Mentor Xhemali, “Artist i Popullit”, lindi në qytetin e vogël, por shumë të bukur të Përmetit. Maji, në këtë qytet, është muaji i luleve, siç shkruan dhe Edit Durham, udhëtarja e njohur angleze dhe mikja e shqiptarëve : “Qyteti i Përmetit është i pastër, i ndërtuar mirë, i vendosur vërtet shumë buzë Vjosës së kaltër, që rrjedh vrullshëm nëpër një hon, të cilin e ka çarë vetë në tokën e brishtë dhe ndoshta vija nga vise të shkreta shkëmbore. Përmeti me qiparisat e lartë, dushqet e purpurt dhe gjelbërimin e pranverës mu duk një nga vendet më të bukura në botë”. Ky qytet edhe pse u dogj në vitet 1943-1944 nga fashistët e nazistët i ruajti akoma gjurmët e qytetit të vjetër. Lagjet e Shënkollit, Shënepremtja, Bregu, Shuri,Sedja, lagjia “Xhami”, Sheshi Avdiut, Shurkaleci, “Sulltan Bajaziti”, “Salih Bej” dhe “Mejdeni”, Pazari në lagjen e vjetër e të re me lagjet “Qoshkut”, “Lumit” dhe “Kovaçëve”. Thuajse të gjitha gratë e lagjeve të “Qoshkut” dhe të “Lumit” punonin në shtëpitë e pasanikëve.

nga Kastriot Kotoni

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf