Koçi Tahiri: Telefonata e Nexhmije Hoxhës dhe Rita Markos, nga gëzim na u kthye në ditë zie

131

Dosier/  Flet agronomi dhe sindikalisti Koçi Tahiri: -NJË INCIDENT I VOGËL ME HAKI TOSKËN  pas rënies së diktaturës     

Diku kam lexuar se ju pas rënies së komunizmit keni pasur një incident me Haki Toskën, cili ishte ky incident?

Kur unë shkova për të banuar familjarisht në Tiranë, aty nga viti 1993, për çdo vit në kohën e vjeshtës apo të pranverës, më vinin pleqtë (babai dhe nëna). Gati çdo dite para shtëpive të mia, bënte xhiron e mëngjesit, sh. Haki Toska. Në atë kohë për rreth shtëpive të mia, të cilat i kisha privatizuar nga shteti, kishte agrume, hurma, rrush, pra ishte një vend përrallor. Rruga ishte e asfaltuar ku llamburitnin dritat e neonit, të bënte shpirti rehat, po me ardhjen e veriorëve aty çdo gjë kaloi në krahun e kundërt.  Një ditë me diell, u ndodha para portës, gati për të ikur në punë. Aty kalon Hakiu dhe unë si çdo herë tjetër e përshëndes, dhe si çdo radhë e ftova për një kafe. Për fat këtë radhë Hakiu e pranoi ftesën time, kështu që unë kthehem nga rruga duke e shoqëruar atë brenda në korridorin e madh të shtëpisë. (Unë me Hakiun kisha bërë biseda të tjera ku i kisha thënë se isha nga Korça, bile i kisha thënë se unë kisha punuar bashkë me të motrën, Meleqen, si agronom në Kombinatin e Sheqerit Maliq, e cila ka qenë dhe e shoqja e Avni Protopapës drejtorit tim në Kombinatin e Sheqerit Maliq. Gjatë rrugës nga porta jashtë, e deri në korridorin brenda, Hakiu më tha:  – Ju korçarët, jeni njerëz bujarë.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf