Klodi Stralla: Sir Harry Eyres, i besuari i Mbretëreshës angleze që luajti fijet dhe organizoi Kongresin e Lushnjes

1457
Sigal

Anglezët shihnin me dyshim influencën në rritje të Italisë mbi shtetin e dobët e të varfër shqiptar

Sir Harry Eyres dhe Kongresi i Lushnjës

Klodi Strralla

Sir Harry Eyres (1856-1944) ishte një diplomat anglez kariere që, pas daljes në pension (1919), u caktua si përfaqësues, jo zyrtar, i Madhërisë të Saj në Shqipëri, në periudhën më kritike kur Konferenca e Paqes në Paris (1919-1920) kish vënë në diskutim qenien ose jo të shtetit të pavarur shqiptar të 1913-ës.Si një “eminace grise” (person në hije) ai luajti fijet e politikës shqiptare të kohës, duke përzgjedhur njerëzit, përcaktuar axhendat dhe orientuar politikën shqiptare, që kulmuan me thirrjen e Kongresit të Lushnjës (21 – 31 janar 1920). Me nuhatjen e diplomatit me përvojë ai evidentoj të riun energjik e ambicioz, 24 vjeçarin Ahmet Bej Zogolli, mes shumë personaliteteve më të moshuar të kohës dhe e ndihmoi atë të ngjitë shkallët e karierës politike, duke parë tek ai njeriun që do të ndërtonte shtetit modern shqiptar në vitet që do të vinin. Me sa duket anglezët shihnin me dyshim influencën në rritje të Italisë mbi shtetin e dobët e të varfër shqiptar (Qeveria e Durrësit – dhjetor 1918) dhe veçanërisht të dhënat premtuese për naftën shqiptare (Anglo-Persian Oil Company). Këto interesa, që të mbroheshin, kërkonin një shtet të konsoliduar shqiptar, gjë që Zogu e realizoi pjesërisht, ndonse iu desh të përballej me mentalitetin oriental, të trashëguar në shekuj, si të elitave (bejlerëve), ashtu edhe të pjesës dërmuese të popullit shqiptar. Sot, rolin e anglezit Harry Eyres e luajnë amerikanët Palmer e Co por, mesa shohim, janë larg nahatjes dhe synimeve angleze të kohës, si në përzgjedhjen e njerëzve ashtu edhe në qëllimet për ndërtimin e një shteti modern për shqiptarët e shek.21-të. Fatkeqësi!