Ditari i Bardhyl Agasit:Çfarë ndodhi në Kongresin e 5 Majit të vitit 2005 kur Edi Rama kandidoi për kryetar partie

230

Ditari i Bardhyl Agasit: Si i shmangeshin delegatët nga frika e Nanos, kur Rama erdhi në konferencën e Durrësit

(Vijon nga numri i kaluar)

 Kur ai e ndjeu se tanimë njerëzit që e admironin dhe e besonin nuk ishin më aq të paktë, nisi të flasë gjithnjë e më hapur për grupin brenda partisë, për një fraksion që duhej legalizuar dhe në statut. Këtë e mbështeste në ekzistencën e fraksioneve brenda disa partive të tjera socialiste perëndimore. Por kërkesa e tij nuk gjeti mbështetjen e nevojshme që të sanksionohej në dokumentin kryesor të partisë. Por paradoksi qëndron kur Rama do të bëhej vetë kryetari i partisë, pas dorëheqjes së Nanos, dhe u tregua krejt i shurdhër ndaj kësaj kërkese, që do të vinte nga të tjerë brenda partisë dhe që ai do t’i trajtonte si të ishin kundërshtarët e tij. Ambicien e tij për postin e kryetarit të partisë ai e shfaqi hapur, e legalizoi duke vënë kandidaturën e tij në kongres, krahas tij do të kandidonte edhe ish-presidenti Meidani, si dhe kryetari aktual Fatos Nano.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf