Dalan BUXHELI/ Djemtë e vajzat, luftëtarët trima të Brigadës së 16-të Sulmuese

1228
Sigal

Në 70- vjetorin e çlirimit, koha ka mbajtur gjallë e trasmetuar në breza guximin e timërinë e partizanëve të saj

Në historikun plot lavdi të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, dhanë një kontribut tëçmuar, krahas bijve të tjerë të popullit, edhe partizanët e Brigadës së 16-të S. Rruga luftarake ekësaj brigade është skalitur në shumë faqe heroizmi të historisë së Luftës AntifashisteNacionalçlirimtare, e cila, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste shqiptare dhe të Komandantit tëPërgjithshëm Enver Hoxha e radhiti Shqipërinë në anën e fitimtarëve të Luftës së DytëBotërore, në krahun e Aleancës Aglo-Sovjeto- Amerikane. Në mesin e gushtit 1944, partizanët që ishin caktuar për Brigadën e 16-të, u grumbulluan nëTherepel e populli i Skraparit, që ishte i lidhur me luftën, i priti forcat e Brigadës me atëmikpritje të veçantë që e karakterizon. Ai vuri gjithçka në dispozicion të kësaj brigade. Ditët eqëndrimit në Therepel qenë nga më të këndshmet dhe më të paharruarat. U njohën, umiqësuan e vëllazëruan me shumë shokë nga krahina të ndryshme. Mikpritja e popullit tëSkraparit ishte shembullore. Partizanët e grumbulluar në Therepel prisnin me padurim ditën e inaugurimit për të filluar sa mëparë nga aktiviteti luftarak, mitraljerin trim Dalip Trako nuk e mbante vendi. Ai nuk rinte dot padëgjuar krismat e sharësit të tij, prandaj kërkonte leje të provonte gatishmërinë e mitralozit,qoftë edhe duke shtirë në ndonjë shenjë, partizanë të tjerë kërkonin të niseshin sa më parë përt’u hedhur në luftë e për të goditur armikun e tradhtarët. Dita e përurimit të Brigadës erdhi në mëngjesin e 20 gushtit 1944, në atmosferën e një entuziazmi të madh, në sheshin e vogël para fshatit malor të Therepelit. Fytyrat e partizanëve kishin marrë një pamje solemne. Ata kishinngulur sytë gazmorë tek flamuri që valëvitej në tribunë. Pasi dëgjuan përshëndetjen eKomandantit të Përgjithshëm, që e lexoi Spiro Moisiu, partizanët shpërthyen në “Urra” tëfuqishme. Atë ditë, partizanët e Brigadës 16-të bënë betimin luftarak se do të mbanin lart dheplot lavdi flamurin e njësisë së tyre. Therepeli do t’i frymëzonte ata në çdo aksion, derisa tëbënin realitet fjalën e dhënë, duke luftuar pa kursyer gjakun e jetën e tyre, derisa të shporreshinnga vendi ynë të gjithë armiqtë e tradhtarët. Të gjithë partizanët që u caktuan për të formuarBrigadën ishin me përvojë të madhe luftarake e të kalitur në beteja të ashpra me armikun, qëpërbëheshin nga grupi i tretë i Skraparit, grupi i tretë i Mallakastrës, grupi i parë i Kurveleshitdhe grupi i Myzeqesë, gjithsej 560 partizanë e partizane, të gjithë luftëtarë të vjetër e të kaliturnë beteja, trima dhe besnikë të atdheut. Nga përbërja shoqërore më shumë se 85 për qind ishintë rinj e të reja në moshë 15-30 vjeç, rreth 60 prej tyre ishin shoqe. Në shtabin e Brigadës, të batalioneve e kompanive, fillimisht u emëruan kuadro si më poshtë:Komandant Raman Ruci, Komisar Abdyl Këllezi, Zv/ Komandant Gjon Gjoni, zv/komisarMyzafer Trebeshina, Intendent Kozma Vasili. Komanda e Përgjithshme e UNCSH me urdhrin e20 gushtit 1944 i caktonte Brigadës të vepronte në zonën që përfshin krahinat e Plashnikut, tëArianitasit, të Llofkondilit si dhe në krahinën e Myzeqesë në veri dhe në jug të lumit Seman. Brigada e 16-të pa marrë parasysh asnjë sakrificë, ajo luftoi për zbatimin e detyrave tëngarkuara për çlirimin e plotë të atdheut nga nazifashistët dhe tradhtarët e vendit e për forcimine pushtetit të Këshillave Nacionalçlirimtare në krahinën e Myzeqesë. Faktori i rëndësishëm përfitoren e Brigadës ishte trimëria e partizanëve, e kuadrove. Shpesh herë, ata u ndeshën meforcat e gjalla dhe mjetet e blinduara të armikut, nën kërcënimin e tankeve e utoblindave, gjokset e partizanëve u bënë më të fuqishme nga çeliku. Nuk qëndruan më pas nga shokët e tyre 60-70 shoqet partizane të Brigadës. Ato treguan shembulltë lartë trimërie e guximi. Si simbol i tyre qëndron “Heroina e Popullit” Liri Gero që dhajetën duke luftuar fyt për fyt me nazistët. Të paharruara do të mbeten luftimet e përgjakshme qëzhvilloi Brigada e 16-të për shpartallimin e kolonave gjermane në rrugën Vlorë-Fier-Lushnje-Berate Qafën e Koshovicës si dhe ato për shkatërrimin e garnizoneve gjermane në qytetin e Fierit e tëLushnjës, duke vepruar në trekëndëshin Berat Lushnje-Fier. Brigada nuk u ndesh me vështirësiatmosferike dhe me ato ekonomike, por me një vështirësi tjetër: terreni fushor i Myzeqesëfavorizonte, në mënyrë të ndjeshme veprimet e armikut dhe vështirësonte veprimet e luftëspartizane. Edhe në këto kushte, Brigada i përmbushi me nder detyrat, pasi veproi meshpejtësi e befasi. Shpesh natën, me guxim e trimëri, e vuri armikun përpara të papriturave, nësajë të organizimit, gatishmërinë e vigjilencën e lartë të zbulimit të rojeve partizane. Brigadaasnjëherë nuk u kap në befasi nga armiku. Përveç detyrave luftarake që ka kryer Brigada është edhe veprimtaria e saj politike-organizative në terren për forcimin e përkrahjen e Këshillave Nacionalçlirimtare, për mobilizimin epopullit në luftë, për sqarimin e njerëzve të mashtruar nga propaganda e armikut dhe përdemaskimin e shkatërrimin e bandave reaksionare dhe eksponentë të reaksionit, tradhtarë të tillësi: Isa Manastriliu, Hamit Matjani e të tjerë që kishin kryer masakra masive duke vrarëburra, gra, pleq e fëmijë. Formimi i kësaj Brigade dhe veprimtaria luftarake e saj në këto krahinagjallëroi më tej luftën e popullit të Myzeqesë për çlirimin e kësaj treve nga thonjtë e bejlerëve tëVrionit e të Cakranit, që kishin ardhur këtu pothuaj nga të gjitha krahinat e jugut, ishin bërëzotër të tokave, duke shtypur e shfrytëzuar fshatarët e varfër të Myzeqesë që jetonin në njëmjerim të plotë si bujkrobër. Gjatë periudhës së veprimtarisë luftarake, prej afro 2muaj, brigada arriti një bilanc të pasur,duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme armikut. Ajo nxori jashtë luftimit rreth 500 ushtarë eoficerë të armikut, nga të cilët rreth 310 gjermanë të vrarë, mbi 250 të plagosur dhe 65 robër ukapën e u çarmatosen170 xhandarë ballistë. Brigada dogji ose shkatërroi 9 tanke, 5 autoblinda,180 automjete, 15 motoçikleta e përmbi 60 karro ushtarake. I kapi armikut 400 pushkë, 20mitraloza, 15 topa e mortaja dhe shumë materiale të tjera ushtarake.Për arritjen e këtyre fitoreve, nga efektivi i Brigadës 16-të, ranë në fushën e luftës e të nderit56dëshmorë dhe u plagosën shumë të tjerë, të cilët mbetën gjithmonë simbol i trimërisë së saj.