Bezati: Si triumfuan e vërteta dhe ligji, përballë pretendimeve të kishës e qarqeve shoviniste greke

310

Dëshmi dhe dokumente nga historiani Kastriot Bezati: E vërteta e konfliktit të pushtetit me kishën për pallatin “Naim Frashëri”

*Historian

 “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, – ka thënë Vaso Pasha. “Skënderbeu u lind si ortodoks, jetoi si mysliman dhe vdiq si katolik”, – thotë Fan Stiljan Noli. Pallati i kulturës “Naim Frashëri”, i vetmi në Përmet, bashkon, forcon, kulturon, progresion e qytetëron si komunitetin ortodoks ashtu dhe atë mysliman të Përmetit. “Asnjë besim nuk ka në thelb të tij urrejtjen” dhe se çdo besim fetar “duhet të priret nga parimi i drejtësisë”, – thotë Barak Obama, Presidenti i SHBA-ve. Përmeti, si qytet, ka 2703 familje me 10963 banorë dhe, në hapësirën e tij gjeografike, ngrihen  2 kisha ortodokse (Kisha e Shën e Prëmtes dhe Kisha e Shën Nikollës), një xhami (Xhamia e Gurit të Qytetit), një teqe (Teqeja e Baba Xhaferit) dhe një kishë ungjillore (Kisha “Drita e Jetës”). Bashkësia qytetare e Përmetit e do edhe shkollën, edhe kulturën, edhe xhaminë, edhe kishën, edhe teqenë, sepse edhe vlerat e ndërtesave të kultit janë vlera të kulturës dhe qytetërimit të Përmetit.

Ç’KËRKOJNË JANULLAÇOSI E MBËSHTETËSIT

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf