Avdyl Sulaj: Të veçantat e dy takimeve të mia me Kadarenë

808
Sigal

INTERVISTA/ Flet shkrimtari dhe studiuesi tropojan, Avdyl Sulaj

Megjithëse veprimtarinë botuese e ka nisur në vitin 1979, me librin e parë ka dalë para lexuesve 20 vjet më vonë, në vitin 1999. Kjo kohëzgjatje është kushtëzuar nga puna si leksikograf, e cila i ka ngrënë shumë kohë. Ky libër titullohet “Europa e bashkuar, Shqipëria e copëtuar”. Vetë titulli i tij shpreh me një antitezë tragjedinë tonë kombëtare, copëtimin dhe ndarjen e Shqipërisë etnike nga Fuqitë e Mëdha në 5 shtete. Ai i kushtohej çështjes sonë kombëtare, veçanërisht pavarësimit të Kosovës. Ndërkohë, ka botuar 5 libra gjuhësorë

Cilat janë problemet më të mprehta të gjuhës shqipe sot?       

Problematika me të cilën përballet gjuha jonë sot mendoj se dikton domosdoshmërinë e një pune më të përkushtuar të lëvruesve të shqipes në dy drejtime: Së pari, për mbrojtjen dhe pastërtinë e shqipes nga dyndjet e fjalëve të huaja dhe shtrembërimet e ndryshme gramatikore. Është shqetësuese që po ngrenë krye disa dukuri të tejkaluara, si përdorimi kot së koti i një vargu fjalësh të huaja, të cilat thuajse kanë pas dalë prej përdorimi, duke u zëvendësuar me sinonime burimore të shqipes.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf