Adem Dauti: Duhet thyer monopoli i duhanit, ai zhvat prodhuesit tanë

750
Sigal

INTERVISTA/ Flet agronomi Adem Dauti, ish -Drejtori i Ndërmarrjes Bujqësore Elbasan

 Para një muaji banorët e zonës së Dumresë protestuan për shkak të mbetjes stok të prodhimit të duhanit.  Konkretisht në këtë protestë, banorët bënë present se, firma greke “Mika Korça”, që blen duhanin e zonës, nuk ka respektuar kontratën me prodhuesit, duke lënë kështu në mëshirë të fatit prodhimin e siguruar nga të paktën dy mijë familje që merren me kultivimin  e duhanit. Në këtë protestë banorët treguan se:  “çmimi nga 350 – 450 lekë/kg që tregtohej më parë është ulur në 200 lekë, por edhe me këtë çmim firma ende nuk ka ardhur të blejë prodhimin”.  Kjo vonesë në blerje ka bërë që, banorët të kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore për zgjidhjen e kësaj situate. Sipas banorëve, firma duhet të jetë korrekte me kontratën dhe të vijë të mbledhë duhanin, pasi janë shumë familje që jetojnë me këtë tregti. Zona e Dumresë është një nga zonat që prodhon duhan cilësor dhe ka qenë një nga zonat që ka kultivuar më shumë duhanin në regjimin komunist. Toka e saj është një nga tokat më të mira për të kultivuar këtë bimë ku është marrë dhe 15 kv duhan për ha. Për të sqaruar se si ka qenë kultivuar kjo bimë në regjimin komunist ne biseduam me një nga agronomët e asaj zone, z. Adem Dauti.

 Cilat ishin përparësitë e mbjelljes së duhanit në regjimin komunist?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf