Zhduket në mënyrë të mistershme shqiptarja në Zvicër

95
Një grua me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim nga Policia e Kantonit Zug në Zvicër. Ajo rezulton e humbur nga dita e hënë (29 maj).

Mediat shkruajnë se Sanije Aliti është parë së fundi të hënën , më 29 maj rreth orës 9.15 në Klinik Zugersee në Oberwil të kantonit Zug.

Ndërkohë policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Sanije Alit është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip. Ajo ishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë të zezë, të shkurtë dhe atlete të zeza.

Të gjithë ata që kanë informacion lidhur me vend ndodhjen e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41.