Zgjedhjet në SHBA/ Fushata presidenciale dy ditë para zgjedhjeve

484
Sigal

Me dy ditë
para zgjedhjeve të martën, kandidatët presidencialë dhanë argumentat e tyre
përmbyllëse për të bindur votuesit e pavendosur dhe për të entuziazmuar
mbështetësit e tyre.

Ylli i basketbollit Lebron James
bëri fushatë dje me zonjën Clinton në Ohajo, një shtet fushë-betejë ku anketat
tregojnë se Donald Trump ka epërsi. James i cili dha mbështetjen e tij për
zonjën Clinton muajin e kaluar tha se ai e ka hedhur tashmë votën për të.

Zonja Clinton do të vizitojë sot
gjithashtu Nju Hemshërin.

Trump ka një plan të ngjeshur
pune sot, me ndalesa në vende që votojnë tradicionalisht për demokratët. Ai do
të bëjë ndalesa në Ajova, Minesota, Miçigan, Pensilvani dhe Virxhinia.

Trump ka pikturuar një pamje të
errët të vendit në se kundërshtarja e tij fiton, ndërsa zonja Clinton vazhdon
t’u thotë votuesve se do të jenë më të forte së bashku.

Me vetëm dy ditë larg zgjedhjeve,
anketat tregojnë një garë të ngushtë mes Clintonit dhe Trumpit. Një anketë e
qendrës The RealClear Politics tregon se zonja Clinton udhëheq me 46.6 përqind
të votës, krahasuar me 44.8 përqind për zotin Trump.

Epërsia e saj në disa shtete
fushëbetejë është ngushtuar, pas njoftimit një javë më pare se FBI-ja po shqyrtonte
email-a të tjera si pjesë e hetimit.