SHBA do të tregtojë oriz në Kinë

461
Kina ka pranuar për të parën herë t’iu lejojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregtimin e orizit. Marrëveshja dypalëshe iu siguron fermerëve amerikanë qasjen në tregun më të madh të konsumatorëve të orizit në botë, ku sipas përllogaritjeve vetëm vitin e kaluar, gjigandi aziatik ka importuar gati 5 milionë tonë.

Bisedimet tregtare mes dy vendeve në këtë drejtim kanë rezultuar të suksesshme, edhe pse në çështje të tjera progresi ka qenë i vakët. Tregun e saj të orizit Kina e hapi në vitin 2001, por mungesa e protokollit mbi insektet dhe sëmundjet e bimëve i bllokoi efektivisht importet, edhe pse tani është pikërisht bujqësia ajo që po kthehet në pikën e shndritshme të një marrëdhënieje tregtare plot pakënaqësi me SHBA-në.
Sigal