Fabrizio Piscitelli, lideri i grupit të tifozëve ultra të Lazios ‘Irriducibili’, u vra gushtin e kaluar me një plumb në kokë teksa ishte ulur në stolin e një parku në Romë.
Sipas hetimeve, 53-vjeçari i njohur me nofkën Diabolik, mendohet të jetë vrarë për shkak të një sinjalizimi që ka bërë në lidhje me trafiqet e paligjshëm të klaneve kriminale shqiptare.
Gazeta romane ‘Il Messagero’ shkruan se ‘Diabolik’, për 30 vjet ishte lider i padiskutueshëm i grupit famëkeq të tifozëve, kishte përhapur fjalë përqark, ndoshta edhe duke marrë garanci nga autoritetet e drejtësisë italiane.
Episode që kishin bllokuar ingranazhin perfekt që rregullonte marrëdhëniet në krimin e organizuar roman, ku nuk ka monopole por më tepër oligarkë të vegjël që ndajnë qytetin e që ‘kafshojnë si qen’ vetëm kur është e nevojshme.
“Hetuesit janë të bindur që dikush nga të tijtë nuk e konsideronte më të besueshëm për t’iu kundërvënë dënimit me vdekje të vendosur në nivele më të lartë midis klaneve që kanë mes tyre një pakt për kontrollin e kryeqytetit’, shkruan agjencia Adnkronos.