VIDEO/ 330 kg kokainë nga Brazili në Itali, katër të arrestuar, mes tyre një shqiptar

365
Sigal

“Guardia di Finanza” e Spezia-s në Itali, gjatë një aksioni në bashkëpunim me kolegët e Genova-s dhe agjentët doganorë, kanë sekuestruar rreth 330 kg kokainë që vinte nga Brazili. Siç raportojnë mediat italiane, në pranga u vunë katër persona, mes tyre dhe një shqiptar. Të gjithë akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Droga mbërriti në Spezia e fshehur midis disa pllakave të granitit të transportuara në një kontenier deri në port. Nga aty, autoritet italiane ndoqën rrugëtimin e ngarkesës me kokainë për në Massa Carrara.

Operacioni, i koduar “Samba 2020”, lindi pasi “Guardia di Finanza” e Spezia-s, kontrolloi kontejnerin.

Raportohet se falë analizave përmes pajisjeve skanuese, efektivët kanë zbuluar disa anomali dhe së bashku me doganierët, kanë hapur kontenierin.

renda tij, u gjet sasia e drogës në 300 paketime, me një vlerë që përllogaritet rreth 100 milion euro.

Për të identifikuar porositësit, ngarkesa u mbyll dhe u ndoq nga efektivët. Droga u transportua në një depo në Massa Carrara ku u arrestuan një italian, një kroat, një shqiptar dhe një brazilian ndërsa po përpiqeshin të rikuperonin ngarkesën.

Identitetet e të arrestuarve nuk bëhen me dije nga raportimet e mediave italiane.