Vriten 5900 përdorues droge nga Presidenti Filipinas

407
Sigal

Presidenti i Filipineve Rodrigo
Duterte, dhe lufta e tij kundër drogës ka bërë që të vriten rreth 5900 persona
në 5 muaj. Lideri radikal insiston se ai nuk është vrasës. Ky lider radikal
insiston se nuk është vrasës tij dhe ndejk një poltikë të ashpër ndaj
narkotrafikantëve dhe përdoruesve të drogës. Në daljen e fundit për mediat
Presidenti Duterte tha se me kënaqësi do t’i lejonte njerëzit të festonin
Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në paqe nëse ata do ndalonin të merreshin me
drogë.

Për gazetën vendase
“Phil Star”, Duterte sqaroi se: “Janë kryer shumë vrasje dhe ekzekutime. Doni
që çdo gjë të përfundojë? Është e thjeshtë. Ndalni përdorimin e drogës. Ndaloni
atë që të kalojmë Krishtlindje dhe Vit të Ri në paqe”, – u shpreh me
gjakftohtësi Presidenti i Filipineve.

Policia kombëtare
raportoi se deri tani janë kryer 5927 ekzekutime ndaj personave që kanë pasur
lidhje me drogën, që nga 1 korriku i këtij viti.Një nga pikat kryesore të
politikës së Duterte kur ai erdhi në pushtet në maj, ishte pikërisht lufta ndaj
drogës, pra ishte një gjë e paralajmëruar. Në korrik rreth 60 mijë të varur pas
drogës në Filipine u dorëzuan përpara qeverisë pas urdhrave të Presidentit për
të vrarë çdo përdorues ose shpërndares.