Vrasin me gurë kamikazen pasi nuk i shpërthen eksplozivi

426
Sigal

Një
kamikaze në Nigeri është masakruar për vdekje nga një grup njerëzish pasi
eksplozivi i saj dështoi të shpërthente. Gruaja u vra nga disa persona në
tregun Shanu të qarkut Kasuva. Atë e vranë menjëherë pak pasi një tjetër
kamikaze shpërtheu. Dy sulmet do të ndodhnin të koordinuara për të maksimizuar
numrin e të vdekurve.

Policia konfirmoi se terroristja e
parë vdiq nga shpërthimi ndërsa e dyta u vra nga të pranishmit të cilët e
goditën me gurë e drurë pasi kuptuan qëllimin e saj. Ende askush nuk mori
përgjegjësi për sulmin. Forcat e sigurisë besojnë se dy terroristët ishin pjesë
e grupit terrorist Boko Haram.

Këtë javë presidenti i vendi
njoftoi se ushtria nigeriane kishte shkatërruar një nga bazat kryesore të Boko
Haram. Boko Haram është një grup terrorist islamik me bazë në Nigeri që ka
shpallur besnikëri ndaj Shtetit Islamik. Analizat e bëra nga CIA tregojnë se
Boko Haram është një grup kryesisht afrikan dhe i ka rrënjët në praktikat
islamike të këtij rajoni, edhe pse kanë interpretime fundamentaliste të
ngjashme me Islamin.