VIDEO/ Vrasje e pesfishtë brenda bankës, autori i dyshuar një 21-vjeçar

413
Sigal

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar së fundi në Florida të SHBA-së, ku 5 persona janë vrarë me armë në brendësi të një banke në Sebring.

Policia lokale bëri me dije se ka mundur të arrestojë autorin, 21-vjeçarin Zephen Xaver. Policia tha se ai kishte hapur zjarr dhe kishte marrë peng edhe disa persona, të liruar më pas nga policia.

Ishte vetë i dyshuari që telefonoi policinë duke i thënë: “Kam vrarë 5 persona”. Mediat lokale e cilësuan ngjarjen si një tentativë për grabitje, por që përfundoi keq. Vetëm 2 javë më parë ai kishte dhënë dorëheqje nga puna.

Në një vëzhgim të shpejtë të rrjeteve sociale të Zaver vihet re se ai ka qenë pak aktiv, ndërsa në Facebook kishte postuar vetëm një foto të tij dhe kishte 9 miq. Ai jetonte i vetëm, dhe duket se ka kaluan një moment jo të mirë pas largimit nga puna.

Në një nga postimet e pakta në Facebook, i riu shkruante: ‘Zoti është i zënë tani … a mund t’ju ndihmoj?’