VIDEO/ Burrë e grua hedhin eksploziv në klubin e natës, 31 të plagosur

499
31 persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një klub nate në rajonin Antioquia të Bajo Cauca të Kolumbisë.
Disa u plagosën kur dy sulmues thuhet se hodhën një mjet shpërthyes në klubin e natës “Bora Bora” në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.
Të tjerë u plagosën në rrëmujën që pasoi, sipas stacionit të radios Caracol. Disa njerëz mendohet se kanë pësuar lëndime serioze.
Dy sulmuesit e dyshuar, një burrë dhe një grua, janë arrestuar sipas kryebashkiakut Oscar Anibal Suarez. Kolonel Carlos Sierra Nino, komandant i forcave të policisë Antioquia, tha se dy njerëz iu afruan klubit të natës në një motoçikletë para se një eksploziv të hidhej në ndërtesë.
Motivi për sulmin nuk është ende i qartë, por Suarez sugjeroi se mund të jetë vendosur nga ndonjë bandë
Sigal