Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në 546,272 persona.
Të dhënat më të fundit janë sipas faqes “Worldmeters”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, ku 77.892 njerëz e kanë mposhtur virusin.
Pas Kinës, shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Gjermani (77.000), Spanjë (74.797), SHBA (57.189), Iran (52.229), Itali (40.164) dhe Francë (30.955).
Në gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2,171,424, kurse 144,850 njerëz kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 1,4 milion raste aktive që presin të shërohen.