Venezuelë/ Protestuesit përleshen me policinë në kufi me Brayilin, ka viktima

692
Sigal

Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet në kufirin e Venezuelës me Brazilin, raportojnë mediat lokale.

Forcat e sigurisë të Venezuelës hapën zjarr ndaj një grupi protestuesish që u përpoqën t’i pengonin ata që të bllokonin kufirin.

Presidenti Nicolás Maduro ka mbyllur kufirin e vendit me Brazilin pas vendimit që Brayili ishte i gatshëm të ofronte ndihmë humanitare.

Përleshjet ndodhën kur protestuesit u përballën me trupat venezueliane të premten në mëngjes në qytetin jugor venezuelian Kumarakapay, njofton agjencia e lajmeve AFP.