Picat dhe Hamburgerat mund t’ju shkaktojnë sëmundje fatale

750
Sigal

Nëse hani shumë hamburgerë, pica, biskota dhe ëmbëlsira mund të marrë disa vite nga jeta juaj, sipas studimeve të reja.

Një anketim i pothuajse 45 mijë njerëzve të moshës së mesme tregoi se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e ‘ushqimeve të shpejta’.

Këto përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salcice, drithëra me sheqer dhe pije me gaz, në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale.

Këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike, një përqindje më e lartë se çdo vend tjetër evropian.

Në studim thuhet se kushdo që ushqehet në këtë mënyrë është 14% më i rrezikuar të vuajë pasoja të rënda brenda tetë viteve.