Vëllai i ish-presidentit Basescu dënohet me katër vite burg për korrupsion

70
Vëllai i ish-presidentit rumun, Traian Basescu u dënua sot me katër vjet burg për trafik influence, njoftoi Gjykata e Apelit e Konstancës.
“Mircea Basescu është akuzuar për përfitimin e 250 000 eurove, në vitin 2011, për të ndërhyrë pranë gjykatësve në favor të personit të njohur të krimit të organizuar, Sandu Anghel, i quajtur ndryshe Bercea Mondial”, tha gjykata e sipërcituar.
Sipas prokurorëve të antikorrupsionit, Mircea Basescu, 62 vjeç, kishte shfrytëzuar cilësinë si vëlla i presidentit për t’i dhënë Anghelit një dënim të lehtë në gjykatë.
Ky i fundit, i akuzuar për tentativë vrasje, u dënua me tetë vite dhe nëntë muaj burg. Ndërkohë, Mircea Basescu njoftoi se do të apelonte vendimin e gjykatës