Platini dorëzohet, tërheq kandidaturën për Presidencën e FIFA

389
Platini dorezohet, duke terhequr kandidaturen per zgjedhjet presidenciale ne FIFA. “Kam tërhequr kandidaturën time. Nuk mundem që më të vazhdoj në këtë garë. Nuk kam kohë as të shoh votuesit, as të takohem me njerëz e as të luftoj me të tjerët”, ka deklaruar ai, sipas gazetes L’Equipe.
Platini, që ka drejtuar institucionin më të lartë të futbollit në Evropë (UEFA), është dënuar me tetë vjet përjashtim nga të gjitha aktivitetet në futboll nga Komiteti Etik i FIFA-s më 21 dhjetor, së bashku me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.
Zgjedhjet per presidentin e ri te FIFA-s do te zhvillohen me 26 shkurt ne kongresin e jashtezakonshem qe do te mbahet ne Zyrich. Në garë për këtë post janë pesë kandidatë.
Sigal