Bolt “harron” pensionimin, zbret në pistën e Lojërave Olimpike

228

Usain Bolt mund të ketë dalë në pension, por kjo nuk e ka penguar atë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike,Tokyo 2020.

Edhe pse kanë mbetur ende ditë nga starti i kompeticionit më të rëndësishëm për atletët individual, Bolt ka zhvilluar garën e parë në pistë.

Atleti xhamajkan shkoi në Tokio fundjavën e kaluar dhe vizitoi stadiumin Olimpik, i cili do të presë garat e atletikës dhe ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike të vitit 2020.

Xhamajkani garoi në një garë stafetë së bashku me atletët nga Lojërat Paralimpike.