Vdiq në moshë 83 vjeçare – Ndahet nga jeta ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega

454
Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare, ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriega.

Gjenerali Manuel Antonio Noriega, ish-udhëheqësi ushtarak i Panamasë mësohet se ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në spitalin ‘Santo Tomas’ të Panamasë, ku i ishte nënshtruar një operacioni pas hemoragjisë cerebrale në tru, njoftoi sekretari i shtetit për komunikim Manuel Dominguez.

Noriega kishte qenë një aleat i rëndësishëm i SHBA por u hoq me forcë nga trupat amerikane në vitin 1989 dhe u burgos me akuzat për trafik droge dhe pastrim parash.

Pjesën tjetër të jetës së tij e kaloi në paraburgim për vrasje, korrupsion dhe përvetësim.

Ish-udhëheqësi u lirua nga burgu në janar për t’u përgatitur për operacionin në fillim të marsit për heqjen e një tumori në tru.
Sigal