Vajza 13-vjeçare bie nga kati i 12-të i pallatit në Indi dhe shpëton për mrekulli

614
Sigal

Një vajzë 13-vjeçe ka rënë nga kati i dymbëdhjetë i një pallati në Indi dhe fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill kur e reja, Hetal Saroli humbi ekuilibrin ndërsa ishte përkulur në ballkon për të parë disa shokë të shkollës që ecnin përgjatë rrugës më poshtë. Nga rënia ajo pësoi fraktura të mëdha duke përfshirë një dorë të thyer, lëndime në kembë e kokë dhe gjakderdhje të brendshme.

Ajo tani është në gjendje të qëndrueshme në Spitalin e Ri Civil në Sures, në shtetin perëndimor indian dhe i është nështruar një numri të madh operacionesh, por nevojiten dhe shumë operacione të tjera që gjendja e saj të jetë normale.

Mjekët thonë se ishte një mrekulli që adoleshentja mbijetoi dhe aq më tepër që organet e rëndësishme, duke përfshirë trurin, zemrën, veshkën dhe mëlçinë, nuk janë dëmtuar dhe po punojnë mire.