Uragani Patricia godet Meksikën

502
Uragani Patricia, i konsideruar më i fuqishmi në histori ka goditur brigjet meksikane. Presidenti i këtij vendit paralajmëron se vendi është ende i kërcënuar nga përmbytjet, pasi i gjithë vendi është përfshirë nga shirat. Enrique Pena Nieto thotë se Patricia, stuhia më e fuqishme e regjistruar në Amerikë ka shkaktuar më pak dëme se sa ishte menduar. Qendra amerikane e Uraganëve thotë se uragani ishte i kategorisë pesë, klasifikimi më i lartë. Stuhia preku Meksikën Perëndimore, me erëra të fuqishme dhe shira të fortë, por fatmirësisht dëmet e mëdha u shmangën. Qendra Amerikane e Uraganëve bën të ditur se erërat ranë në 155 km/h kur arritën në tokë, dhe stuhia u dobësua. Tashmë Patricia po lëviz në veri-verilindje të Meksikës. Qendra thotë se teksa uragani po lëviz në brendësi të tokës të rrezikuara janë Nayarit, Jalisco, Colima, Michoacan, dhe Guerrero.
Sigal