Turqia intensifikon presionin kundër kurdëve në Siri

462
Sigal

Turqia po shton presionin mbi forcat kurde në Siri, gjë
që mund ta vërë Ankaranë në pozitë konfliktuale me aleatët perëndimorë. Media
lokale njofton se prokurorët turq kanë nxjerrë një urdhër-arresti në shkallë
ndërkombëtare për Salih Muslim, udhëheqës i Partisë Demokratike Kurde, PYD, në
Siri.

Autoritetet
turke e lidhin Salim Muslimin me sulmin vetëvrasës të kryer në shkurt në
Ankara, që besohet se u krye nga një grup i jashtëligjshëm, i lidhur me partinë
kurde siriane PYD. Nxjerrja e urdhër-arrestit mund t’i vërë në pozitë të
vështirë aleatët evropianë të Turqisë.

Udhëheqësi
i Partisë PYD është ftuar shpesh nga qeveritë evropiane dhe partia e tij, si
dhe krahu i saj ushtarak YPG shihen nga aleatët perëndimorë të Turqisë si
forcat më të efektshme kundër ISIS. Por Ankaraja akuzon si PYD, ashtu edhe
grupin paraushtarak YPG për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.


mërkurën, Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan sulmoi Bashkimin Evropian për
mbështetjen që u japin forcave kurde në Siri, duke e cilësuar si mbështetje për
terrorizmin. Një ditë më parë, zoti Erdogan tha se forcat ushtarake turke në
Siri do të intensifikonin operacionet kundër YPG.

Një
kërcënim i tillë në një moment kritik të luftës kundër ISIS pritet të shkaktojë
shqetësim në Uashington.


parë këtë muaj YPG ndërmori një ofensivë për të marrë qytetin sirian të Rakës
që shërben si kryeqytet i territorit të ISIS. Disa vende perëndimore kanë
dërguar forca speciale për të ndihmuar YPG, ndërsa Shtetet e Bashkuara i
mbështesin operacionet e këtij grupi me goditje nga ajri.

Këto
operacione janë në kundërshtim me synimet e Ankarasë:

“Ne e
kemi bërë të qartë se nuk duam përfshirjen e PYD apo YPG në operacionin e
Rakës,” tha Ayse Sozen Usluer, shefja për marrëdhëniet me jashtë në kabinetin e
Presidentit Erdogan.

Turqia
ka thënë se do të fillojë një operacion për qytetin Manbij, i cili u mor nga
forcat e YPG këtë vit, pas betejës për të dëbuar forcat e ISIS.

Ankaraja
këmbëngul se Manbij nuk është qytet me rëndësi strategjike dhe se forcat YPG e
morën në kuadër të strategjisë për të vënë nën kontroll qytete me shumicë arabe
dhe për t’i spastruar etnikisht. YPG e hedh poshtë këtë akuzë. Zyrtarët turq
thonë se operacionet e Ankarasë në Siri kundër Shtetit Islamik dhe YPG-së
gjejnë mbështetje të fortë nga popullata lokale siriane.

YPG
thotë se është tërhequr nga Manbij për t’iu bashkuar përpjekjeve për marrjen e
Rakës. Ankaraja e ka vënë haptazi në pikëpyetje këtë pretendim.

Nëse
forcat turke futen në Manbij, shumë njohës të rajonit thonë se situata mund të
acarohet, pasi popullata vendase nuk do elementë të mbështetur nga Turqia të
marrin në dorë qytetin. YPG ka paralajmëruar se do të braktisë operacionet
kundër Rakës nëse forcat turke përparojnë drejt Manbij.

Por
ka shumë analistë në Turqi që i shohin kërcënimet e Erdoganit për të marrë Mandijin
si retorikë boshe.

Vëzhguesit
thonë se komentet e fundit të Erdoganit kundër forcave kurde në Siri mund të
jenë nxitur nga zhvillimet e brendshme në Turqi. Këto komente intensifikojnë
mbështetjen e nacionalistëve, të cilët po përpiqet t’i tërheqë pas vetes
presidenti turk në përpjekje për ta kthyer vendin në sistem presidencial.

Por
me shtimin e forcave turke të dërguara në Siri dhe pas vizitës që zhvilloi
kohët e fundit kreu i forcave të armatosura turke për të parë përforcimet
ushtarake në kufi me Sirinë, vëzhguesit thonë se situata është mjaft e ndezur
dhe mund të jetë shqetësuese për vende perëndimore që shohin tek Turqia një
aleate të paparashikueshme