Turqi/ Arreston 2 gazetarë britanikë, akuza për aktivitet terrorist

414
Dy gazetarë britanikë dhe një përkthyes janë arrestuar në Turqi, pasi dyshohet se kanë ndihmuar një grup të armatosur dhe pjesësmarrje në aktivitete terroriste, transmeton “Hyrriet”. Gazetarët e “Vice News”, Jake Hanrahan dhe Philip Pendlebury, si dhe një vendas që po i shoqëronte, do të përballen me akuzat e ngritura nga një gjykatë në Turqi për “bashkëpunim me një organizatë terroriste”. Ata ishin arrestuar të enjten në Diyarbakir, juglindje të Turqisë, ndërsa të hënën janë ballafaquar me akuzat.

Të tre personat thuhet se kanë qenë duke xhiruar përleshjet mes policisë dhe militantëve kurdë në momentin e arrestimit. Kreu i “Vice News”, Kevin Sutcliffe, ka dënuar ashpër arrestimin e gazetarëve, ndërsa është shprehur shumë i shqetësuar edhe me akuzat e ngritura ndaj tyre.
Sigal