Trump pranon ftesën e Macron për Ditën e Bastijës

95
Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar ftesën për të ndjekur përvjetorin e Ditës së Bastijës në Francë.
Trump do t’i bashkohet kështu paradës së 14 korrikut në Paris, që shënon 100-vjetorin e hyrjes së Shteteve të Bashkuara në konfliktin e Luftës së Parë Botërore. 
Pranimi i ftesës tregon se marrëdhënia e Trump me homologun Emmanuel Macron ka pasur një fillim të lëkundur. 
Muajin e kaluar Macron kritikoi vendimin e Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës dhe tha se shtrëngimi i duarve mes tyre në Bruksel nuk ishte “i pafajshëm”. 
Ka qenë zyra e presidentit Macron që ka konfirmuar në një deklaratë pranimin e ftesës nga Trump, ndërsa në Uashington Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se kreu i shtetit mezi pret “të riafirmojë lidhjet e forta miqësore të Amerikës me Francën. 
“Dy liderët do të vendosin një bashkëpunim solid në luftën kundër terrorizmit, një partneritet të fuqishëm ekonomik mes dy vendeve, si dhe do të diskutojnë një sërë çështjesh të tjera me interes dypalësh”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.