Tragjedi: kush ishte piloti ajror në Detin e Zi, para 5 vitesh si i shpëtoi rrëzimit

426
Sigal

Avioni i tragjedisë së
sotme Tu-154 që i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes ruse kishte arritur të
kryente një ulje emergjente 29 Prillin e 2011-ës, 5 vite më parë, ndërsa sot
piloti Roman Volkov nuk ia doli, por përfundoi në thellësinë e Detit të Zi pak
minuta pasi u ngrit nga Soçi për të udhëtuar drejt Sirisë.

I njëjti avion dhe
ekuipazhi i tij arritën t’i shpëtonin stuhisë falë një manovre të dëshpëruar të
pilotit që ai doli ta kthente avionin në pistën e aeroportit ushtarak të
Moskës, Chkalovsky, e njëjta pistë nga u nis edhe sot, për të udhëtuar drejt
Sirisë, atje ku kori Aleksandrov do këndonte për ushtarët rusë me rastin e
festave të fundvitit, ndërsa në bord ishin 92 pasagjerë, mes tyre edhe
gazetarë.

Rastësia e incidentit
të vitit 2011-të u raportua sot nga mediat ruse “Rt.com” dhe “The Moscow
Times”, të cilat bënë me dije se nën drejtimin e avionit ka qënë i njëjti pilot
që humbi jetën në Detin e Zi.

Sipas Ministrisë së
Mbrojtjes Ruse, Roman Volkov numëronte mbi 3.000 orë fluturimi në karrierën e
tij.

Tu-154 kreu fluturimin
e tij të parë në vitin 1982. Më 1 shkurt, 1983 u bë pjesë e Forcave Ajrore të
BRSS dhe pas shpërbërjes së perandorisë sovjetike, u bë pjesë e Ministrisë së
Mbrojtjes së Rusisë. Që nga viti 2005 ai ishte stacionuar në aeroportin
ushtarak në afërsi të Moskës.