Theresa May: Sulmi në Siri i suksesshëm, nuk kishim alternativë tjetër

486
Kryeministrja britanike,Theresa May, vendi i së cilës ishte i angazhuar në sulmin e fundit në Siri, tha se goditjet ishin të nevojshme pasi përpjekjet diplomatike për të ndalur përdorimin e armëve kimike kishin dështuar, falë vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit.
“Nuk ka pasur aleternativë tjetër përveç përdorimit të forcës kundër Qeverisë siriane”, tha May.
Bazat ushtarake pranë kryeqytetit Damask dhe qytetit Homs u vunë në shënjestër të sulmit të bashkërenduar nga SHBA, Anglia dhe Franca pas një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian të Doumës për të cilin fuqitë perëndimore akuzojnë qeverinë e Sirisë.
Ndërkohë Jeremy Corby e cilësoi përfshirjen e Britanisë “ligjërisht të diskutueshme” në një letër drejtuar znj. May.
Downing Street publikoi një përmbledhje të këshillave ligjore që mori për sulmet, duke deklaruar se Britania e Madhe ishte “e lejuar sipas ligjit ndërkombëtar” për të marrë masa për të “zbutur vuajtjet e mëdha humanitare”.
Mediat siriane thanë se sulmet ishin “një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”.
Këshilli i Sigurimit i OKB eshte mbledhur kete te shtunë me kërkesë të Rusisë.
Sigal