Vodhën benzin dhe 10 milionë lekë, ngelen në burg 2 të rinjtë nga Levani

600
Përfundon seanca e verifikimit ndaj dy të rinjve nga Levani i Fierit të ndaluar për vjedhjen e një benzi dhe 100 milion lekëve të vjetra një vit më parë, ngjarje e ndodhur në fshatin e tyre, në Levan të Fierit.
Prokurori i çështjes, ka kërkuar që dy të arrestuarit, Renaldo Latifi 22 vjeç dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç të mbeten në masën e arrestit burg pa afat të caktuar pak ditë më parë nga gjykata e Fierit. 
Pas shqyrtimit të provave të siguruara gjatë hetimit një vjeçar që implikojnë dy të rinjtë në vjedhjen 100 milionëshe, gjyqtarja e çështjes, Matilda Shalla ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë të caktuar me datë 11.04.2018 “Arrest me burg” pa afat per vepren penale “ Vjedhje e kryer ne bashkepunim”.
Kanë qenë pamjet e një kamere sigurie që kanë çuar në identifikimin e një prej dy të rinjve të arrestuar si autorë të dyshuar të vjedhjes së një autoveturës tip Benz dhe 10 milionë lekëve të reja një banori nga Levani i Fierit. 
Një prej të arrestuarve të djeshëm, Renaldo Latifi 22 vjeç nga Levani i Fierit, është kapur nga kamera e sigurisë së një objekti, teksa ecte pranë vendit të ngjarjes, me në çelës të ngjashëm me atë të Benz-it të vjedhur.
Sigal