Themelohet Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi

474
Këshilltarët shqiptarë të tri qyteteve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi. Mediat kosovare shkruajnë se deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër. Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, gjatë mbledhjes tha se sot është një ditë historike. Ai tha se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë. Ndërkaq kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Jonuz Musliu tha se rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare. Musliu theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre. Në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës në Preshevë, gjegjësisht Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit.
Sigal