Operacioni – Itali, qeni zbulon çiftin shqiptar me 11 kg drogë

469
Policia doganore italiane ka arrestuar në pikën kufitare të Brogeda, që lidh Italinë me Zvicrën, një çift shqiptar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike të tipit marijuanë.

Në automjetin e tyre janë gjetur rreth 10,380 Kg, marijuanë e konfeskionar në 20 pako.

Lënda narkotike u zbulua falë nuhatjes së qenit Caymon, pastore belg malinois, pjesë e repartit të Policisë financiare të Komos.

Çiftit shqiptar iu sekuestrua automjeti si dhe 2 telefona celularë.
Sigal