Thaçi: Vizita ime e parë në Likoshan, u përula për dëshmorët e kombit

480
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaron se vizita ime e parë pas zgjedhjeve presidenciale në Kuvend ishte sot në Likoshan ku u përula për dëshmorët e kombit. Presidenti i Republikës së Kosovës, Thaci, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet: “Vizita ime e parë pas zgjedhjeve presidenciale në Kuvend ishte në Likoshan. Aty u përula para dëshmorëve të kombit. Liria jonë sot dhe demokracia që ndërtuam ka rrënjët në këtë tokë të bekuar. Mora edhe shumë urime nga banorët e kësaj zone, por kjo veç sa më përkujton peshën e detyrës së qenuri President i të gjithëve, pa dallime partiake, ashtu siç ishim edhe në luftën tonë çlirimtare pa dallime dhe ndasi partiake. HTH” .
Sigal