Thaçi: Nuk harrojmë gjenocidin e Serbisë, por jemi të vendosur për paqe

134
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kroacisë (HRT), duke folur për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se marrëveshjet Kosovë – Serbi çojnë tërë Ballkanin Perëndimor përpara drejt perspektives evropiane.
“Çdo armiqësi e re Kosovë – Serbi nënkupton stagnim për dy vendet, por edhe për rajonin, sepse raporti Kosovë – Serbi nuk nënkupton vetëm raport të dy vendeve, por ka një reflektim më të gjerë”, ka theksuar ai.
Sipas Thaçit, Kosova e Serbia do të arrijnë marrëveshje për normalizim, për paqe dhe pajtim të qëndrueshëm ndërshtetëror.
“Kosova nuk e harron gjenocidin e Serbisë që e ka kryer në Kosovë, por jemi të vendosur të ndërtojmë paqe”, ka shtuar ai.
Thaçi ka komentuar edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke thënë se kjo vrasje nga të dhënat preliminare, nuk ka të bëjë asgjë me raportet shqiptare dhe serbe.