Takimi historik/ Kim Jong Un kalon vijën e kufirit ushtarak për të biseduar me liderin jugkorean

190
Kim Jong Un do të bëhet të premten lideri i parë verikorean që nga koha e luftës, i cili kalon vijën e demarkacionit ushtarak që ndan Gadishullin Korean.
Ai do të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in – diplomacia e parë e tillë në më shumë se një dekadë.
Sipas detajeve të reja, të bëra publike, ata do të takohen në kufi në orën 9:30, sipas kohës lokale.
Bisedimet historike do të përqendrohen në, siç është thënë, gatishmërinë e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga armët bërthamore.
Por, Seuli paralajmëroi se arritja e marrëveshjes për një gjë të tillë do të jetë “e vështirë”, sepse teknologjia bërthamore dhe raketore e Veriut ka avancuar shumë, shkruan rel.
Takimi është një pikë kthese, pas disa vitesh tensione në Gadishullin Korean. Ai pritet t’i hapë rrugë edhe takimit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.