Sulmohet zyra e agjencisë “Save the Children” në Afganistan, një i vdekur

182
Disa persona të armatosur sulmuan sot zyrën e agjencisë ndërkombëtare të ndihmës “Save the Children” në Afganistanin lindor, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur të paktën 14 të tjerë.
Një zëdhënës i qeverisë provinciale në Nangarhar njoftoi se një grup personash të armatosur sulmuan kompleksin në Jalalabad pasi shpërthyen fillimisht një makinë bombë në hyrje të tij.
Askush nuk ka marrë përgjegjësisë për sulmin. Në vitet e fundit provinca Nangarhar, e vendosur përgjatë kufirit me Pakistanin është kthyer në një bastion për Shtetin Islamik dhe grupet e tjera terroriste.
Sulmi i së mërkurës në Jalalabad vjen vetëm disa ditë pasi persona të armatosur sulmuan një hotel luksoz në kryeqytetin e vendit Kabul, duke vrarë të paktën 20 vetë, shumë prej të cilëve të huaj.