Sulmi ndaj autobusit të Dortmundit, ndalohet një i dyshuar për lidhje me IS

501
Policia gjermane ka ndaluar një person të dyshuar për lidhje me shtetin islamik pas sulmit me bombë ndaj autobusit të skuadrës së futbollit Dortmund Borusia.

Prokurorët thanë se tre eksplozivët përmbanin shirit prej metali.

Prokurorët federalë, të cilët drejtojnë hetimet kundër terrorizmit, kanë marrë provat si dhe po hetojnë letrën që është gjetur në skenën ku ndodhi sulmi në Dortmund.

Prokurori që drejton hetimet Frauke Koehle tha: Dy persona të dyshuar për lidhje me ismalin janë në fokus të hetimeve tona. Apartamentet e tyre janë kontrolluar dhe njëri prej tyre është ndaluar.
Sigal