Sulmi kimik/ Trump i jep dritën jeshile ndërhyrjes ushtarake në Siri: I kaluat të gjitha caqet

572
Presidenti Donald Trump tha ditën e djeshme se është tani përgjegjësi e tij që të zgjidhë krizën humanitare dhe politike në Siri teksa i dha dritën jeshile ndërhyrjes ushtarake atje.

Trump në një konferencë për shtyp nga Rose Garden tha se sulmi me armë kimike është “i tmerrshëm përballë njerëzve të pafajshëm”.

“Qëndrimi im mbi Sirinë dhe Assad-in ka ndryshuar shumë,” tha Trump duke sugjeruar se do të rikonsiderojë marrëdhëniet diplomatike të SHBA-së me Sirinë, dhe se do të fokusohet në rrëzimin e Bashar al-Assad nga pushteti.

“Sulmi i tmerrshëm me gaz ka vrarë fëmijë të vegjël dhe foshnje të bukura, dhe kjo tashmë e ka kaluar kufirir,” tha Trump.

“Kur vret fëmijë të pafajshëm, foshnje të pafajshme me gaz kimik, kjo do të thotë se janë kaluar të gjitha caqet, përtej vijës së kuqe,” tha Presidenti amerikan duke iu referuar kërcënimit të Obamës ndaj Assad në vitin 2012.
Sigal