Sulmet terroriste në Paris, arrestohet si i dyshuar një 30 vjeçar belg

443
Autoritetet belge kanë arrestuar një tjetër të dyshuar në lidhje me sulmet e Parisit, në të cilat 130 persona humbën jetën.
Prokurorët kanë publikuar emrin e plote Zakaria dhe vetëm inicilain e mbiemrit J. Është shtetas belg dhe ka lindur në vitin 1986. Ai u arrestua më herët gjatë kësaj jave, kurse një jetër i dyshuar, i arrestuar në dhjetor të 2015, u lirua pas hetimit.
Numri i të arrestuarve nga autoritetet belge deri tani në total ka shkuar në 11, teksa tragjedia e Parisit mendohet se është organizuar të paktën pjesërisht në Belgjikë. Në një deklaaratë për mediat, prokurororët thanë se Zakaria u arrestua më 20 janar gjatë një operacioni në lagjen molenbek të Brukselit.
Në deklaratën zyrtare thuhet se ai po qëndron në paraburgim me akuzën vrasje terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari të grupeve teroriste. Kurse personi i arrestuar më 30 dhjetor, Ajub Bazaruj, 22 vjec, u lirua për mungesë provash apo fakte të mjaftueshmë inkriminuese.
Shumica e të arrestuarve në Belgjikë akuzohen se kanë ndihmuar Salah Abdeslam, shtetas franzez i lindur në Bruksel, i cili ndohej në Paris natën e sulmeve dhe që aktualisht është në arrati.
Avokati i të liruarit Bazaruj, Yannick De Vlaemynck, tha se klienti i tij e njihte Abdeslam sepse jetonin në të nëjtën zonë, por nuk ishin miq dhe nuk ka asnjë elemet që tregon se ai e ka ndihmuar atë për sulmet.
Edhe një shtetas maroken, Mustafa E, gjithashtu i arrestuar gjatë kësaj jave , u lirua. Javën e shkuar autoritet belge thanë se kishin identifikuar tri banesa për të cilat ata besojnë se janë përdorur për përgatitjen e sulmeve të Parisit.
Sigal