Sulm ndaj ambasadës së Iranit në Vjenë, forcat e sigurisë vrasin agresorin

161
Një person i cili sulmoi me thikë ushtarin i cili ruante rezidencën e Ambasadës së Iranit në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, u vra pasi u qëllua nga ushtari kujdestar.
Zëdhënësi i Policisë së Vjenës, Harald Sörös në deklaratën për media tha se mbrëmë në orët e vonshme një shtetas 26 vjeçar i Austrisë ka sulmuar ushtarin i cili ruante reizdencën e Ambasadës së Iranit. Ai ka bërë të ditur se ushtari ka vrarë sulmuesin me armën e tij.
Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer ka thënë se ushtari së pari ka përdorur gaz lotsjellës për ta ndalur sulmuesin, por pasi që nuk ka arritur ta ndalojë personin me thikë është detyruar të përdorë armën.
Në deklaratë thuhet se ushtari kujdestar është plagosur në sulmin me thikë ndërsa arsyeja e këtij sulmi ende nuk dihet. Kanë filluar hetimet lidhur me rastin.