Stuhi të fuqishme bore në disa pjesë të SHBA-ve, tre të vdekur

521
Stuhi e fuqishme me borë, shi, breshër dhe erë të fuqishme ka përfshirë pjesët qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke shkaktuar vdekjen e së paku tre personave, mes të cilëve edhe të një fëmije dy vjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të stuhisë janë anuluar së paku 400 fluturime në aeroportin ndërkombëtar në Minneapolis, në shtetin federal Minnesota, ku dje janë matur rreth 33 centimetra borë.
Reshjet e borës shkaktuan anulimin edhe të disa ndeshjeve të futbollit.
Autoritetet amerikane mbyllën disa rrugë në jugperëndim të Minnesota-s për shkak të kushteve të rënda në rrugë.
Për shkak të kushteve të këqija klimatike aeroporti në Siouz Falls, Dokata Jugore, është mbyllur tashmë dy ditë.
Sigal