Sondazh-SHBA/ Hillary Clinton, në avantazh, Donald Trump mbetet pas

421
Sigal

Gazeta Telegraf/ Sipas sondazheve të zhvilluara, Hillary Clinton duket se ka përfituar nga debati i së hënës kundër Donald Trump, ndërkohë që
republikanët janë bllokuar në një polemikë me një mbretëreshë të bukurisë dhe
premtojnë më shumë agresivitet në raundin tjetër.

Ndërkohë që Donald Trump, në
shtator, besonte se e kishte fshirë avantazhin e rivales së tij, kjo e fundit
arrin 44 për qind të pëlqimeve, kundër 41 të kandidatit republikan dhe 7,3 për
qind ndaj kandidatit të pavarur, Gary Johnson.

Në 11 sondazhet e zhvilluara në
shtete kryesore pas debatit të së hënës në mbrëmje, të ndjekur nga 84 persona,
të gjitha jepnin kandidaten demokrate në avantazh, por kjo nuk do të thotë se
presidencialet janë garantuar, pasi ka ende shumë rrugë për të bërë